Prodhuesi i bojërave “Paint Policolor” do të fillojë ndërtimin e një fabrike të re. Investimi arrin në rreth 6.4 milionë euro dhe përfshin çmimin e tokës dhe të ndërtimit, si dhe kostot e pajisjeve.
Struktura e re do të zëvendësojë atë aktualen mbi Theodor Pallady Blvd. në Bukuresht dhe do të ndërtohet në Blvd. Timisoara në Bukuresht, në një platformë industriale, e cila më herët ka qenë në pronësi të prodhuesit Chimester, sipas Economica.net.
Në fillim të vitit, kompania përfundoi blerjen e tokës prej 2.5 hektarësh.
“Policolor” vendosi ta blejë këtë platformë, pasi ajo kishte rifilluar prodhimin e rrëshirës në uzinën e saj në Bullgari, pas një investimi prej 3.6 milionë eurosh. Prodhimi në fabrikën e re të bojës do të fillojë në vitin 2017.