Në muajin prill, shitjet me pakicë në Rumani, shënuan rënie, njëkohësisht edhe rënia e tyre më e lartë në këta tre muajt e fundit, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave.
Shitjet me pakicë në terma vëllimi (duke përjashtuar shitjet e automjeteve) ranë në 6.8% nga viti në vit në prill, pas një rritje prej 9.2% në mars. Niveli i këtij muaji është edhe ai më i ulëti që prej muajit janar, kur ato u rritën me vetëm 6.6%.
Shitjet e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit u rritën 7.7% nga viti në vit, gjatë prillit, ndërsa dhe ato të produkteve joushqimore u rritën me 7.6%.
/ SEENEWS