Tregu lokal i Teknologjisë së Informacionit të Rumanisë pritet të arrijë një total prej 5.9 miliardë eurosh deri në fund të vitit 2019, ku rreth 78 për qind e kësaj vlere gjenerohet nga eksportet, publikuar në Economyica.net ku citohet Shoqata Rumune e Punëdhënësve të Programeve dhe Shërbimeve të Industrisë (Anis).
Në të njëjtën kohë, numri i të punësuarve në sektorin e Teknologjisë së Informacionit po rritet në mënyrë të qëndrueshme, mesatarisht me 10 për qind në vit, por gjithsesi vazhdon të mbetet ende më poshtë se nevojat e tregut.
Vëllimi i tregut lokal të Teknologjisë së Informacionit u rrit relativisht me një normë prej 500 milionë eurosh në vit.
Nga totali i përgjithshëm i vlerësuar prej 5.9 miliardë eurosh për vitin 2019, 4.8 miliardë euro përfaqësojnë segmentin e programeve kompjuterike dhe të shërbimeve, dhe 1.1 miliardë euro aktivitete të tjera në tregun e Teknologjisë së Informacionit. Sipas vlerësimit të Anis, niveli vjetor i rritjes duhet të ruhet, duke arritur në 25 për qind deri në vitin 2022, përkatësisht në një total vlere prej 7.3 miliardë eurosh. Nga totali i përgjithshëm prej 5.9 miliardë eurosh për vitin 2019, eksportet përbëjnë 78 për qind, duke shënuar kështu një rritje prej 6 për qind në krahasim me 2018 dhe 13 për qind me 2017.
Investimet në treg po përjetojnë një rritje mesatare prej rreth 20 milionë eurosh në vit.
Sidoqoftë, klima e paqëndrueshmërisë politike ndikoi edhe në këtë segment, duke shkaktuar një ulje të investimeve prej 10 milionë eurosh në vitin 2018. Sidoqoftë, sipas vlerësimeve të Anis, ky tregues mund të shohë një rritje në vazhdimësi, duke pasur parasysh statusin legjislativ ekzistues.