Rumania ka në plan të rrisë objektivin e deficitit të saj buxhetor në 2.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në mënyrë që të bashkëfinancojë projektet e financuara nga BE.
Rumania regjistroi një deficit buxhetor të qeverisë prej 1.3 për qind të PBB-së në nëntë muajt e parë të vitit 2013, praktikisht i pandryshuar nga fundi i gushtit, sipas të dhënave zyrtare.
Duke qenë se ka lindur nevoja për të bashkëfinancuar projektet e me financim nga BE, Rumania do të rrisë objektivin e deficitit buxhetor të saj në 2.5 për qind të PBB-së në një rishikim të dytë të buxhetit të qeverisë për vitin 2013, tha ministri i Financave.
Objektivi i deficitit buxhetor ishte 2.3 për qind e PBB-së.
Mbi rishikimin e buxhetit ranë dakord me FMN-në dhe Komisionin Europian.
Recesioni e goditi Rumaninë, e cila po mbështetet në një kredi prej 20 miliardë eurosh të udhëhequr nga FMN-ja, dhe ka premtuar shkurtime drastike të shpenzimeve publike për të frenuar deficitin e saj.
Misioni i FMN-së kreu në fund të tetorit shqyrtimin e parë të marrëveshjes së fundit për ndihmë financiare të Fondit ndaj Rumanisë, vlerësuar në 2 miliardë euro.