Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, hendeku i tregtisë së jashtme të Rumanisë shënoi rritje gjatë dhjetorit të 2017-s krahasuar me një vit më parë, duke qenë se importet u rritën më shpejt se eksportet.
Deficiti tregtar u rrit në 1.6 miliardë euro në dhjetor nga 1.2 miliardë euro në të njëjtin muaj të një viti më parë. Ndërsa në nëntor, ai arriti në 1.1 miliardë euro.
Eksportet u rritën me 4.2% nga viti në vit, ndërsa importet u rritën me 10.8%.
Gjatë vitit 2017, deficiti total tregtar i vendit ishte 12.96 miliardë euro në krahasim me 9.97 miliardë euro gjatë 2016. Si eksportet ashtu edhe importet përparuan me 9.1% dhe 12.2%, secila.