Rumania do të nisë një tender për një kontratë 700 milion euro (772 milion dollarë) për ndërtimin e një terminali të ri në Aeroportin Ndërkombëtar Henri Coanda të Bukureshtit, tha të premten Ministri i Transportit Razvan Cuc.
“Menaxheri i aeroportit më njoftoi se në rreth tre javë kohë, maksimumi një muaj, ai do të publikojë tenderin për projektimin dhe ndërtimin e një terminali të ri në Otopeni me vlerë 700 milion euro”, tha minatori i transportit Cuc në një intervistë për faqen lokale DCNews.
Investimi do të financohet nga fondet e BE-së dhe nga buxheti i Kompanisë Kombëtare të Aeroporteve të Bukureshtit (CNAB).
Cuc tha gjithashtu se aeroporti i vendosur në Otopeni, 16.5 km në veri të qendrës së qytetit të Bukureshtit, ishte projektuar fillimisht për të shërbyer 7 milion pasagjerë në vit, ndërsa aktualisht ai trajton afër 14 milion.
CNAB operon aeroportin Henri Coanda dhe një më të vogël, Aurel Vlaicu.
Një total prej 57 linjave ajrore aktualisht operojnë në aeroportin Henri Coanda, duke transportuar pasagjerë në më shumë se 128 destinacione.
Numrat e pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar Henri Coanda u rritën 8.5% nga viti në vit, në 2.99 milion në tremujorin e parë të 2019, ndërsa lëvizjet e avionëve u rritën me 3.6% në 27.029, tha CNAB në maj.
/SEENEWS