Agjencia BMI-së referon se sektori i metaleve të Rumanisë do të vazhdojë të përballet me rritje modeste gjatë viteve të ardhshme, teksa rimëkëmbet me ritme të ngadaltë nga rënia botërore. Ky është kryesisht rasti për çelikun, nënkomponenti më i madh në sektorin e metaleve të Rumanisë. Me rritjen modeste në sektorin e prodhimit të automjeteve dhe ndërtimit të vendit, BMI pret rritje modeste në prodhimin e çelikut gjatë pesë viteve të ardhshme. Përveç kësaj, me pritshmërite e BMI-së për rënien e gjerë të çmimeve të çelikut në vitet e ardhshme, agjencia percepton më pak burime motivuese për sektorin.
Prandaj, ndërsa BMI parashikon rritje modeste në prodhim, pohon se ai do të mbetet larg niveleve të larta të vitit 2007.
Prodhimi rumun i çelikut të papërpunuar demonstroi rritje modeste prej 1.0% në vitin 2013, megjithatë, ai është ende shumë më pak se një e treta e niveleve para vitit 2008. Megjithatë BMI parashikon përshpejtim në rritje në vitin 2014 në 2.0% nga viti në vit, për të arritur 3.39 mnt të çelikut të papërpunuar. Agjencia pret që rritja të përshpejtohet më tej me 2.4% në vitin 2015, për të arritur 3.47 mnt. Me rritje pozitive në sektorët e metaleve intensive të ndërtimit dhe automjeteve në Rumani, BMI është optimiste se këta sektorë do të ofrojnë mbështetje ndaj industrisë së çelikut të Rumanisë.
Këto industri po shërbejnë si ndihmë ndaj ekonomisë së Rumanisë, teksa ajo si një e tërë ka filluar të forcohet që nga viti 2014 e tutje. Gjatë një periudhe afatmesme, BMI parashikon rritje të prodhimit të çelikut rumun midis viteve 2014 dhe 2018 për të treguar një normë mesatare vjetore rritjeje prej 1.5%.
Rritja është mbështetur nga fabrika e re e çelikut të ArcelorMittal Galati në Hunedoara me një investim prej 43 milionë eurosh, e cila filloi të operojë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2012. Përveç kësaj, kompania rriti prodhimin e çelikut të lëngshëm në 700,000 tpa për të zgjeruar prodhimin gjysmëfinal në uzinën e saj romane Tubular Products Roman. Çelikprodhuesi po investon mbi 25.0 milionë euro në përmirësimin e cilësisë së prodhimit në fabrikën e tij nr 2. Pas modernizimit të fabrikës, kompania do të jetë në gjendje të prodhojë lloje të reja të çelikut, të cilat do t’i mundësojnë asaj të hyjë në tregje të reja. Këto projekte në drejtim të rrymës do të rrisin vlerën e produktit rumun të çelikut.
Në nivel ndërkontinental, në shkurt të vitit 2014, Parlamenti Europian miratoi rezolutën që mbështet planin për të rigjallëruar industrinë e çelikut të bllokut, duke i bërë thirrje Komisionit Europian dhe shteteve anëtare të adaptojnë një klimë “ekonomikisht të realizueshme” dhe objektivat e energjisë. Rezoluta erdhi vetëm pak javë pasi Komisioni reduktoi objektivat e saj të 2030 rreth klimës dhe energjisë dhe thekson një sens të ri pragmatizmi në Bruksel, në një kohë kur rritja europiane është e ngadaltë.
Përballë një mase e cila ka gjasa të mos jetë aspak popullore për lobin e gjelbër, rezoluta referoi se fabrikat më efikase të energjisë së çelikut në Europë nuk duhet të mbajnë asnjë kosto shtesë që rrjedh nga politikat e klimës së BE-së.
Nuk ishte menjëherë e qartë se si do të “korrespondonte” rezoluta me përpjekjet e Komisionit për të mbështetur çmimet e karbonit të BE duke vonuar shitjen, ose duke penguar lejet e karbonit – një kosto më e madhe shtesë për industritë si ajo e çelikut.