Ngadalësimi i papritur në normën e inflacionit të Rumanisë në gusht mund të nxisë bankën qendrore të lehtësojë më tej politikën monetare deri në fund të këtij viti, deklaruan analistët në Erste Group Bank AG dhe Banca Transilvania SA.
Banca Nationala a Romaniei ka të ngjarë të reduktojë normën bazë një çerek pikë, në një nivel të ulët rekord prej 3% në takimin e ardhshëm më 30 shtator, referon Dumitru Dulgheru, një ekonomist me bazë në Bukuresht në Erste. Norma mund të reduktohet edhe më tej në 2.75% në fund të vitit, shkruan ekonomisti i lartë Andrei Radulescu, në Banca Transilvania.
Inflacioni i Rumanisë ra më shumë se sa vlerësuan analistët në gusht nga një vit më parë në 0.8% nga 1% në muajin korrik, ndërsa vlerësimi mesatar i 11 analistëve në një sondazh të Bloomberg ishte për një normë prej 1.2%. Një rekord i ulët i rritjes së çmimeve në qershor bëri që banka qendrore të rifillojë ciklin e reduktimit të normës, ndaluar në muajin mars, duke e ulur normën në 3.25% nga 3.5%.
Ne presim që banka qendrore të ulë më tej normën bazë dhe ka një probabilitet të lartë që norma të reduktohet me 2.75% deri në fund të vitit”, – tha Radulesku. “Ne gjithashtu presim reduktime në kërkesat e rezervës minimale dhe këto perspektiva mbështeten edhe nga masat e fundit të politikës monetare të ‘huazuara’ nga Banka Qendrore Europiane”.
Banka qendrore po kërkon ta mbajë rritjen e konsumit të çmimeve mes 1.5% dhe 3.5% në vitin 2014 dhe ajo uli parashikimin e inflacionit për këtë vit, më 4 gusht për 2.2% nga një vlerësim i majit prej 3.3% dhe tha se çmimet do të rriten 3% në vitin 2015.