Rumen Radev: Bullgaria vazhdon të humbasë pasurinë e saj më të vlefshme, njerëzit

27/09/2019 10:05 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Korrupsioni në nivele të larta dhe krimi i përhapur, veçanërisht në qytetet e vogla, kërkojnë që ligjet dhe funksionet kontrolluese të Asamblesë Kombëtare të përqendrohen në forcimin e shtetit të së drejtës. Kjo është deklarata e Presidentit Rumen Radev në fjalimin e tij në fillim të seancës parlamentare të Asamblesë Kombëtare.

Presidenti tha se ky vit do të jetë i mbushur me ngjarje të rëndësishme, ndër të cilat janë zgjedhjet lokale, miratimi i buxhetit të shtetit dhe i një sërë ligjesh të tjera. Vendi ka edhe probleme të tjera, të cilave u duhet dhënë sa më parë zgjidhje.
Një prej problemeve më të mëdha të Bullgarisë është humbja e pasurisë së saj më të vlefshme, njerëzit, të cilët po emigrojnë drejt shteteve perëndimore.

Përveçse nuk ka zhvillim, siguri dhe prosperitet, vendi është i zhytur në një nivel të lartë korrupsioni, theksoi presidenti. “Në mënyrë që të dalim sa më parë nga kjo gjendje, kemi nevojë që të krijojmë një shtet sa më të fortë”, tha në fund fund z. Radev.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of