Rusia asgjeson 178 tonë mollë të importuara nga Maqedonia

27/05/2016 1:06 PM 0 komente

Maqedonia ka pasur përsëri probleme me eksportin e mollëve drejt Rusisë. Në qytetin rus Rostov janë sekuestruar 178 tonë mollë të cilat, vinin nga Maqedonia, shkruan media austriake vol.at.
Autoritetet ruse i kanë sekuestruar me pretekstin se mollët kanë ardhur përmes Maqedonisë nga një vend tjetër europian. Një rast i ngjashëm është raportuar edhe vitin e kaluar, pasi Rusia u ka vënë embargo prodhimeve agrare nga BE si kundërpërgjigje ndaj sankcioneve perëndimore.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of