Fillimi I sezonit të verës sjell një zbehje të programeve televizive. Këto të fundit shkojnë drejt mbylljes, teksa përgjatë netëve të nxehta të korrikut e gushtit, shikuesit do të ndjekin pak programe
Burime nga Vizion Plus pohojnë se ‘Zonë e Lirë’ këtë të premte do të ketë një puntatë speciale. Emisioni do të zhvendoset nga studio tradicionale në ambientet e resort Tropikal. Do të jetë një emision maratonë, që do të zgjasë me shumë se 7 orë, me më shume se 40 të ftuar. Oferta publicitare vetëm për këtë puntatë është 1’750 euro dhe përmban: Spot 30 sec në fillim; 5 Spote 30 sec në ndërprerje; Spot 30 sec në përfundim.
Ndërkohë, ka nisur në Top Channel, programi “Dosja Top Channel”, [do të diel me pjesët më të mira të humorit, këngës, baletit, traditës e folklorit, të perzgjedhura nga prodhimet më të mira të sezonit…Portokalli, The Voice of Albania, E Diell, Top Fest 9, 1001Pse, 100 Milione, etj. Tarifat për ndërprerje publicitare në këtë program janë janë: Para: 68,000 leke/30 sek; Mes: 108,000 leke/30 sek.
Po në Top Channel, nga 13 korrik nis transmetimin “Summer fest”, një tur koncertesh I organizuar nga Fondacioni “Dritan Hoxha”. Tarifat për këtë program janë: Para : 63,000 leke/30 sek – Mes : 99,000 leke/30 sek. (DURRES – 14 korrik; VLORE – 21 KORRIK; SARANDE – 28 KORRIK;
LEZHE – 4 Gusht; POGRADEC – 11 Gusht; KORCE – 18 GUSHT)