Sa vlejnë marrëveshjet e sponsorizimit të Adidas dhe Nike në botën e futbollit? Përgjigjja vjen nga një grafik i KPMG Football Benchmark, që tregon vlerën e marrëveshjeve të dy markave të njohura për veshje sportive në botën e futbollit.
Futbolli zë pjesën më të madhe të investimeve për të dyja markat – kompania amerikane shpenzon 50% të shifrës totale (ose 1.673,4 milionë dollarë), ndërsa shoqëria gjermane shpenzon 73% të totalit (1.405,6 milionë dollarë investime).
Ndër marrëveshjet kryesore të Nike në botën e futbollit përmendim atë me Barcelonën, Liverpool, PSG, Chelsea, Atletico Madrid etj.
Në vend të dytë, marrëveshjet me klubet e basketbollit (vesh të gjitha klubet e NBA), në një investim që kap vlerën 350 milionë dollarë. Investimet vijojnë më futbollin amerikan (vendi i tretë, 194 milionë dollarë), kolegjet amerikane (130 milionë) e më tej bejsbolli dhe golfi, vlera e marrëveshjeve për secilin sport arrin në 100 milionë dollarë.
Në anën tjetër, investimet e Adidas në botën e futbollit kapërcejnë shifrën 1 miliard dollarë (1.026 milionë dollarë). Ndër marrëveshjet me peshë përmendim atë me Real Madrid, Manchester United, Juventus, Bayern Munich, Arsenal dhe me gjithë klubet e MLS.
Shpenzimet vijojnë me kolegjet amerikane (106 milionë dollarë) dhe 105 milionë dollarë të investuar në futsal; 72 milionë dollarë për hokej në akull, 50 milionë për beach soccer dhe në fund 48 milionë dollarë në sportin e basketbollit.