Referuar dokumenteve zyrtare nënvizohet se krijimi i rezervës së sigurisë do të kalojë një fazë disavjeçare. Kështu, deri më 31 dhjetor 2022, rafineritë dhe kompanitë e shitjes me shumicë të karburanteve duhet të mbajnë rezerve sigurie të barabartë me 30 ditë mesatare shitje në tregun e brendshëm, të veprimtarisë të një viti të mëparshëm.
Deri më 31 dhjetor 2022, operatorëve iu lind gjithashtu detyrimi që deri në ditën e pestë të çdo muaji, të paraqesin pranë Agjencisë një përmbledhje statistikore në lidhje me rezervat ekzistuese deri në fund të muajit paraardhës. Formati dhe lloji i të dhënave që duhet të raportohen do të përcaktohen me Urdhër të Ministrit. Rezervat e sigurisë, sipas projektligjit, duhet që të ruhen në territorin e Republikës së Shqipërisë. “Arritja e këtij objektivi do të realizohet në mënyrë të përshkallëzuar deri në fund të vitit 2022, në mënyrë që edhe efektet ekonomike që shkakton ky zëvendësim të jenë të pranueshme. Për këtë qëllim, është parashikuar hartimi i një Plani Veprimi, i cili do të detajojë mbajtjen e rezervës së sigurisë deri në fund të vitit 2022, ku industria do të mbajë 30 ditë mesatare shitje, ndërsa Agjencia do të ndërtojë në mënyrë graduale pjesën e saj të rezervave. Në këtë mënyrë, do të realizohet një kontroll i plotë mbi rezervën e sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj, si një aspekt shumë strategjik i shtetit shqiptar”, thuhet në relacion.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.