Po jua themi menjëherë – mbajini me kujdes! Më poshtë janë çmimet e riparimeve për Samsung Galaxy Fold, Huawei Mate X dhe Motorola Razr
Sa kushton riparimi i ekraneve të smartphone-ve të palosshëm që kanë dalë deri më tani në treg?
Është e qartë që natyra elastike e kësaj kategorie të re pajisjesh mobile ka edhe një çmim më të kripur për zëvendësimin, si pasojë e rënies apo çdo lloj dëmi tjetër.
Ja sa do t’ju kërkojë çdo prodhues për riparimin e smartphone…
Samsung Galaxy Fold
Për riparimin e ekranit të thyer të Galaxy Fold kërkohen 599 dollarë / 545 euro. Megjithatë, nëse kjo ndodh përpara Vitit të Ti, ju mund t’i gëzoheni një uljeje të veçantë, në 149 dollarë / 135 euro. Çmimi i riparimit të ekranit të dytë të përparmë është 139 dollarë / 125 euro.
Huawei Mate X
Në Kinë, çmimi për riparimin e ekranit elastik të smartphone të palosshëm të kolosit kinez që doli në treg para disa ditësh në vend (me një numër të vogël pajisjesh, të shitura në pak minuta) është rreth 910 euro. Me pak fjalë, celularin duhet ta mbroni mirë! Informacioni zbulohet në faqen e portalit kinez mbi kujdesin për klientin dhe që e rendit Mate X në krye të klasifikimit të veçantë.
Megjithatë ju mund të blini për rreth 345 euro një ekran zëvendësues, i vlefshëm për vetëm 1 vit, nëse e porosisni smartphone në portalin zyrtar Vmall.Po për telefonat e tjerë sa duhet të shpenzoni. Për Huawei P30 ju duhet të shpenzoni 168 euro, ndërsa për P30 Pro, 252 euro.
Motorola Razr
Smartphone i palosshëm i markës amerikane do të mbërrijë në Europë në fillim të dhjetorit. Përveçse më ekonomik, është i vetmi telefon guaskë që kërkon një shumë më të pranueshme parash për zëvendësimin e ekranit. Më saktësisht duhen 299 dollarë (rreth 270 euro me kursin aktual) në linjë me çmimin e vetë telefonit (rreth 1600 euro).
Burimi: Wired