Një biznesi nga Shqipëria që eksporton në Kosovë i duhet të harxhojë vetëm për një procedurë 276 euro. Sipas një studimi që është bërë nga Qendra Shqiptare e Eksporteve, në këtë shumë 30 euro shkojnë për agjencinë doganore, 40 euro janë pagesë terminali, 68 euro kushton certifikata fitosanitare (ku 28 euro është pagesa standarde për 20 tonë plus 2 euro të tjera për çdo tonë). Ndërsa 138 euro të tjera janë pagesa për tarifat e hyrjes në rastin e një kamioni.
Ndërsa bizneseve të Kosovës u kushton një procedurë eksporti me Shqipërinë mesatarisht 144 euro. Në këto pagesa, 25 euro bizneset i Kosovës i paguajnë agjencisë doganore, 10 euro është pagesa e terminalit, 15 euro certifikata fitosanitare, 22 euro tarifa e skanimit në Shqipëri dhe 71 euro në total janë tarifat e hyrjes dhe shërbimet për një kamion në ditë.
Struktura e tarifave ndërmjet doganës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës krijohet më së shumti nga disa tarifa ekstra që vendet aplikojnë dhe më së shumti nuk janë tarifa klasike doganore. Një tarifë e tillë në territorin e Kosovës është parkimi, i cili shkon 40 euro për kamion edhe nëse, bizneset e përdorin atë vetëm për një orë.
Kjo tarifë është në vullnetin e qeverisë së Kosovës që të lehtësohet dhe nuk hyn në procedurat e zhdoganimit.Për një biznes nga Kosova, që do të eksportojë në Shqipëri, më së shumti peshon tarifa e skanimit prej 22 eurosh, që është një shërbim ekstra nëpërmjet koncesionit privat.
Tarifat
Tarifat që paguajnë bizneset e Kosovës për eksporte në Shqipëri
25 euro- Pagesë për agjencinë doganore
10 euro – Pagesë terminali (për mallrat e importuara)
15 euro – Certifikatë Fito-Sanitare
22 euro – Tarifa e skanerit (Shqipëri)
72 Euro në total – tarifat e hyrjes (vetëm shërbimet, për kamion në ditë)
Tarifat që paguajnë bizneset e Shqipërisë për eksporte në Kosovë
30 euro – Pagesë për agjencinë doganore
40 euro – Pagesë terminali (për mallrat e importuara)
68 euro – Certifikatë Fito-Sanitare (28 euro – pagesa standarde për 20 tonë, plus 2 euro/tonë)
138 Euro në total – tarifat e hyrjes (vetëm shërbimet, për kamion në ditë)
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.