Sa vlen një postim në Instagram për klubet?

17/02/2021 10:34 AM 0 komente
Burimi: Juventus, Instagram

Juventus konfirmohet ndër klubet më të mëdha në Europë, edhe në rrjetet sociale. Ky është përfundimi i një studimi të Manyspins, i përqendruar te fitimet potenciale nga Instagram të klubeve në fazën e një të tetave në kompeticionin e këtij viti të Champions League.

Sipas studimit, Juventus renditet në vend të parë në Europë si klubi që fiton më shumë nga Instagram. Manyspins vlerëson se fitimi potencial i shoqërisë bardhezi nga rrjeti social është më shumë se 1 milion sterlina. Klubi italian lë pas Barcelonën dhe Real Madridin, përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Siç shihet në renditje ka një hendek mes katër klubeve të para, me PSG, në vendin e katërt, që fiton më shumë se dyfishi krahasuar me Liverpool në vendin e pestë.

1. Juventus: 1.168.615 paund

2. Barcelona: 1.061.414

3. Real Madrid: 942.494

4. Paris Saint-German: 800.828

5. Liverpool: 399.093

6. Bayern Munich: 267.131

7. Manchester City: 244.235

8. Chelsea: 188.625

9. Atletico Madrid: 186.345

10. Borussia Dortmund: 120.590

11. Sevilla FC: 92.924

12. Porto: 53.285

13. Lazio: 27.809

14. Borussia Monchengladbach: 13.472

15. Atalanta: 12.072

16. RB Leipzig: 11.903

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of