Sa vlen të fitosh Euro 2020? Nga 200 mijë deri në gjysmë milion euro. Kjo është fasha e shpërblimeve që federatat pjesëmarrëse në Europian kanë vënë në dispozicion për lojtarët, në rast se do të ngrenë trofeun.
Gazzetta dello Sport shkruan se në këtë drejtim, Federata më e pasur është Federata Angleze (The Football Association), e cila do të vërë në dispozicion, në total, 12 milionë sterlina për lojtarët e kombëtares, nën drejtimin e trajnerit Gareth Southgate, nëse do të ngrenë trofeun në Wembley – ose rreth 540 mijë euro për secilin lojtar
Pas krahëve të Anglisë, kombëtarja e Belgjikës, lojtarët e së cilës do të shpërblehen me deri në 435 mijë euro secili. Futbollistët e Spanjës dhe Gjermanisë do të shpërblehen me 400 mijë euro në rast se fitojnë kompeticionin. “Nuk i shpërblyem lojtarët me kualifikimin e tyre, por zgjodhëm të rrisnim shpërblimin në rast se fitojnë trofeun” – tha Oliver Bierhoff, drejtori sportiv i Federatës Gjermane. “Është një shifër e lartë, por do ta paguaja me shumë dëshirë”.
Në rast fitoreje Botëror – Europian, pas suksesit të vitit 2018, futbollistët e Francës mund të marrin një shpërblim prej 340 mijë eurosh – shifra të ngjashme me ato të Portugalisë së Cristiano Ronaldo, i cili kërkoi “një komision” nga të ardhurat e pritshme nga UEFA dhe pak më shumë se Danimarka e Eriksen,e cila ka vënë në dispozicion në total 8.5 milionë euro për 26 lojtarët – 327 mijë secili.
Në fund të renditjes midis emrave të mëdhenj, Holanda ka vënë në dispozicion 200 mijë euro për lojtar. Për Italinë, negociatat vijojnë: deri tani flitet për arritjen në çerekfinale, jo për fitoren e kompeticionit, shpjegon Gazzetta dello Sport.
Sa vlen të fitosh Euro 2020, çmimet për lojtarët
- Anglia: 540 mijë euro për lojtar;
- Belgjika: 435 mijë euro për lojtar;
- Gjermania: 400 mijë euro për lojtar;
- Spanja: 400 mijë euro për lojtar;
- Franca: 340 mijë euro për lojtar;
- Danimarka: 327 mijë euro për lojtar;
- Holanda: 200 mijë euro për lojtar.