Bazilika simbol Sagrada Família në Barcelonë është një hap më pranë përfundimit, me të renë më të fundit në një nga dy kullat e saj: një yll me 12 cepa do të ndriçojë qiellin së shpejti.
I njohur si ylli i Bethlehemit, struktura masive prej qelqi dhe çeliku tani ndodhet në majë të kullës së Virgjëreshës Mari, në bazilikën e famshme, punimet e së cilës nuk kanë përkundur ende. Me përmasa 7.5 metër dhe peshë 5.5 tonë, ylli ka kushtuar 1.5 milionë euro, sipas Lonely Planet.
Ylli u vendos më 29 nëntor, para një meshe të veçantë që do të mbahet në Sagrada Familia më 8 dhjetor, një ditë në nder të Virgjëreshës Mari, si pjesë e një feste katolike, e quajtur Festa e Konceptimit të Papërlyer
Kulla e Virgjëreshës Mari përbëhet nga 800 dritare, secila prej të cilave është projektuar për të ndriçuar në ngjyrë blu, si manteli i Virgjëreshës Mari, kur ato do të ndriçohen gjatë zbulimit zyrtar të yllit. Ceremonia do ta bëjë zyrtarisht këtë kullë të parën e përfunduar që nga viti 1976.
“Një yll i madh i shndritshëm ka ndryshuar horizontin e Barcelonës, i cili ngrihet për të sjellë dritë dhe shpresë” – lexohet në një deklaratë të fondacionit që drejton Sagrada Familia.
Fondacioni do të transmetojë në livestream festimet, në mënyrë që kushdo në botë të marrë pjesë në festë. Pjesa e poshtme e kullës u ndriçua për herë të parë më 4 dhjetor, me ndriçimin që ngjitet çdo ditë më lart, deri më 8 dhjetor.
Sot, Kryepeshkopi i Barcelonës do të mbajë një meshë të veçantë në bazilikë, e cila do të mbyllet me ndriçimin e yllit të Bethlehemit. Përfundimi i kullës do të jetë “një moment historik pas një viti në errësirë dhe përpjekjesh të vazhdueshme”, tha Kryepeshkopi.
Ndërtimi i Sagrada Familia nisi në vitin 1882 por ndali kur Antoni Gaudi, arkitekti kryesor dhe mendja pas stilit unik të ndërtesës, u vra nga një tramvaj më 1926. Megjithatë, në 95 vitet e fundit është bërë progres.
Në vitin 2019, bazilika u bë një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, përfundimi i së cilës ishte planifikuar për vitin 2026 për nder të 100-vjetorit të vdekjes së Gaudit. Me vonesat në ndërtimit për shkak të kufizimeve të COVID, nuk duhet nëse ky afat do të respektohet.
/ Travel and Leisure