Kryeministri Edi Rama, para liderëve të BE-së dhe të atyre të Ballkanit Perëndimor, foli për sfidat me të cilat po përballet bota, si luftërat apo dhe sfidat ekonomike.
Kryeministri theksoi se premtimet ekonomike nuk janë realizuar në mënyrë të plotë, duke bërë të ditur se vetëm 10% e fondeve janë grante dhe pjesa tjetër janë hua.
“Ndihem vërtet mirë që kujtojmë atë udhëtim të përbashkët që nisi nga Angela Merkel. Të gjithë ne besojmë fort këtë ditë nevojën e një çatie të përbashkët dhe madje edhe një llogoreje në këto kohëra sforce që duket se do të përkeqësohen para se të përmirësohem.
Një pyetje është se si po reagojmë pas kësaj skene, të asaj se çka po ndodh në Izrael, apo mes Ukrainës dhe Rusisë. Ka shumë sfida. Por sfida më e madhe politike është ndarja e dhimbshme midis anëtarëve të BE.
Ne edhe u bëmë pionierë të iniciativave tona. Iu detyrohemi shumë vendeve perëndimore”.
Ai shtoi se ndarja klasore në “shtëpinë e Europës” është “e frikshme” sa i përket të ardhurave, ndërsa shtoi se duhet të punohet për ngushtimin e hendeqeve ekzistuese para se Europa të dëmtohet.
“Kombinimi në frymën e rajonit është arritje e madhe për nismën e Procesit të Berlinit. Synimet megjithatë nuk janë arritur plotësisht. Merkel ka pohuar se demokracia pa infrastrukturë nuk mund të funksionojë si duhet. Komisioneri Varhelyi na ka shkundur të gjithëve duke na drejtuar dhe tani po ndërmarrim hapa për të vijuar më tej.
Shqipëria ka luajtur rolin e saj, me përpjekjet për heqjen e tarifave dhe të tjera, por procesi është penguar nga çështje afatgjata midis disa vendeve të rajonit. Për të folur mbi këtë fqinjët tanë të BE kanë marrë mbi 4500 euro për frymë, ndërsa vendet tona marrin 138 euro për frymë. Këto janë dëshmi e ndarjes së frikshme klasore që ka thelluar ndarjen në shtëpinë e Europës.
Në kuadër të planit të investimet për Balkanin perëndimor vetëm 10% janë grante dhe 90 % janë hua.
Nuk po kërkoj fitime të pabarabarta për vendet jo anëtare. Ajo që po them është se në peizazhin që po zhvillohet shpejt në kohën e sotme, ne duhet të eksplorojmë rrugë të reja për të ngushtuar hendeqet ekzistuese dhe të merremi me këtë ndasi para se të dëmtojmë Europën nga brenda”, u shpreh ai ndër të tjera.
Në Tiranë sot po mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit. Të pranishëm në këtë samit janë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.
Po ashtu nuk mund të mungonte kancelari gjerman, Olaf Scholz, vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron anuloi pjesëmarrjen, mirëpo pasdite do të jetë në Tiranë vizitën e parë zyrtare.
Lexoni edhe:
Scholz: Tejkaloni konfliktet afatgjata, po ju lënë mbrapa
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.