Komisioneri Europian për Zgjerimin Johannes Hanh gjatë fjalës së tij të mbajtur në Samitin e Parisit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor tha se Bashkimi Europian vendosi të miratojë 96 milionë euro kredi për projektet në infrastrukturën e transportit hekurudhor në Shqipëri, Serbi dhe Kosovë.
Komisioneri Hahn tha se me hapjen e tregut hekurudhor, përfshirjen në një korridor të vetëm do të jetë më e lehtë që të tërhiqen investitorët e huaj, nëse kjo do të ndodhte kundrejt politikave të veçuara të secilit shtet.
“ Ne gjithashtu do të akordojmë 50 milionë euro për eficiencën e energjisë në ndërtesat rezidenciale, si dhe për projektet hidro. Kjo tregon se ne mbetemi seriozisht të angazhuar për të investuar më shumë se një miliard euro deri në vitin 2020”.
Komisioneri për Zgjerimin në BE tha se është shumë e nevojshme që t’u shtohet vlera investimeve dhe se ndërlidhja nuk ka të bëjë vetëm me ndërtimin e infrastrukturave të reja, por edhe me përdorimin më të mirë të tyre.
“Investimet pa reforma nuk kanë kuptim. Masat e buta janë të vlefshme sepse ato i shtojnë vlerë investimeve prioritare”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.