Galaxy Z Fold 3 do t’i zërë vendin Note me S Pen
TM Roh, president dhe drejtues i biznesit të komunikimeve celulare të Samsung, dha disa të dhëna për ndryshimin e hapit të kompanisë në sektorin e smartphone, që do të drejtohet me vendosmëri drejt teknologjisë së palosshme.
Në një publikim në blogun zyrtar, drejtuesi shpjegoi: “Jam i lumtur të them se gjenerata e tretë e pajisjeve të palosshme do të sjellë mundësi të reja të pabesueshme multitasking dhe do të dhurojë më shumë kohëzgjatje të baterisë për më shumë njerëz në të gjithë botën.
Në vend që të prezantojmë një Galaxy Note të ri, kësaj here do të sjellim karakteristikat e tij të dashura te më shumë Galaxy”.
Sipas thashethemeve dhe zërave nga kompania koreane, S Pen do të mbështesë telefonat e palosshëm (foldable) dhe, ashtu siç ka ndodhur në fillim të këtij viti, me mundësi për të përdorur lapsin dixhital, për herë të parë te Galaxy S21 Ultra. Nga pikëpamja e produktivitetit dhe përdorimit në biznes, zakonisht përdoruesit e synuar e serisë Note, Samsung bashkëpunoi me Google, “për të pasuruar ekosistemet e palosshme me aplikacione dhe shërbime të njohura” deklaroi Roh.
Mbi të gjitha për Z Fold 3, smartphone që hapet si një libër, Samsung bashkëpunoi me Google për të përmirësuar videothirrjet në speakerphone në Duo dhe me Microsoft për multitasking në Microsoft Teams.
Eventi i prezantimit të smartphone-ve të rinj do të mbahet më 11 gusht. Për Samsung Unpacked 2021 është parashikuar edhe prezantimi i gjeneratës së dytë të Galaxy Z Flip,telefoni i palosshëm, i cili për arsye marketingu, do të quhet Galaxy Z Flip 3.
/ ANSA