Samsung prezantoi Galaxy Note 10 dhe Galaxy Note 10+, smartphone të fuqishëm, me fotokamera me cilësi të lartë. Çmimi, duke nisur nga 999 euro
Samsung prezantoi smartphone-t e rinj për gjashtëmujorin e dytë të 2019. Po flasim për Galaxy Note 10, Note 10+ dhe Note 10+ 5G.
Ashtu si me Galaxy S10, kompania koreanojugore dëshironte që të krijonte sa më shumë modele të të njëjtit smartphone për t’u dhënë klientëve më shumë mundësi zgjedhje. Edhe çmimi i Note 10 nuk është i përballueshëm për këdo, nis nga 999 euro për modelin bazë deri në 1129 euro për Note 10+.
Risitë janë të shumta. Samsung është përqendruar shumë te karakteristikat teknike (pajisjet kanë procesorin e ri Exynos 9825, që garanton parametra edhe më të mirë). Ju mund të regjistroni video me efektin bokeh në kohë reale apo në slow motion. I pranishëm edhe SPen i ri, tërësisht i ridizenjuar i cili kryen më shumë funksione.
Galaxy Note 10, karakteristikat teknike
Në bordin e Galaxy Note 10 gjejmë procesorin Exynos 9825, 6GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme, e cila nuk mund të zgjerohet. Ekrani është 6,3 inç, me rezolucion FullHD+. Bateria është 3500 mAh , e cila mund të karikohet shpejt në 25W. Poshtë ekranit, është sensori i gjurmëve dixhitale. Note 10 ka certifikatën IP68.
Galaxy Note 10, sektori fotografik
Note 10 ka tre fotokamera të pasme, ku lentja kryesore është 12 Megapiksel, me hapje fokusi nga 1.5-2.4, e mbështetur nga një objektiv të gjerë 16 Megapsiksel dhe Telezoom nga 2X në 12 Megapiksel. Fotokamera e përparme është 10 Megapiksel.
Galaxy Note 10+, karakteristikat teknike
Te Galaxy Note 10+ është instaluar procesori Exynos 9825, i shoqëruar me 12GB RAM dhe 256/512GB memorie të brendshme. Ekrani është 6,8 inç, me rezolucion QuadHD+. Dizajni është identik me Note 10 “normal”.
Galaxy Note 10+, sektori fotografik
Te Note 10+, përveç objektivit kryesor 12 Megapiksel, Telezoomit 12 Megapixel dhe lentes me kënd të gjerë 16 Megapiksel është i pranishëm edhe një sensor për 3D. Fotokamera e përparme është 10 Megapiksel.
Funksionet speciale të SPen
Një nga risitë kryesore të Note 10 janë funksionet e reja të SPen. Lapsi karakteristik i serisë Note azhurnohet me Air Gesture. Për të ndërvepruar me smartphone nuk është e nevojshme të prekësh ekranin, mjafton të ndërveprosh me SPen. Ju mund të bëni foto ose t’i shikoni ato në galeri.