Gjermania duhet të respektojë pavarësinë e Bankës Qendrore Evropiane, tha ministri francez i Financave Michel Sapin, pas një sërë ankesash të politikanëve gjermanë në lidhje me ndikimin e normave të ulëta të interesit.
Konservatorët gjermanë thonë se normat e ulëta të interesit të BQE-së që po godasin dispozitat e daljes në pension të gjermanëve të zakonshëm, mund të çojnë në flluska të aktiveve, dhe ka edhe të ngjarë të nxisin mbështetjen e krahut të djathtë.
Disa politikanë gjermanë kanë thënë se BQE-ja po ndërmerr hapa të rrezikshëm, dhe madje dikush e akuzoi bankën për ‘sulm ndaj kursimtarëve të vegjël’.
Ministri gjerman i Financave Ëolfgang Schaeuble tha për Reuters se normat e e ulëta rekord të BQE-së po shkaktojnë probleme ‘të jashtëzakonshme’ për bankat gjermane dhe pensionistët dhe kanë rrezikuar të minojnë mbështetjen e votuesve për integrimin evropian.
Por ai shtoi se do të ishte gabim që për këtë të fajësohej tërësisht BQE -ja, duke theksuar se vetëm bankat qendrore nuk duhet të mbështeten në rivendosjen e rritjes dhe t’i bëjnë thirrje Evropës të ushtrojë presion mbi reformat strukturore.
Komentet e Sapin ‘shënojnë’ një ndryshim roli për ata që drejtojnë dy ekonomitë më të mëdha të Evropës. Politikanët francezë e kanë kritikuar shpesh BQE-në më parë, si psh për ti kërkuar asaj të ndërhyjë kur euro u rrit shumë kundrejt dollarit, apo duke nxitur kritika nga Berlini.
Sapin tha se ai e kupton debatin në lidhje me normat shumë të ulëta të interesit, por që niveli aktual i inflacionit në zonën e euros, shumë më poshtë objektivit të saj prej afro 2 për qind, ka justifikuar masat e jashtëzakonshme nga Banka Qendrore Evropiane.