Ministri gjerman i financave Volfgang Schauble ‘përllogarit’ që një paketë e tretë shpëtimi për Greqinë do të jetë më pak se 10 miliard euro, në mënyrë të konsiderueshme më e vogël se secila nga paketat e mëparshme të ndihmës, njoftoi revista gjermane Focus.
Greqia u ‘përjashtua’ nga tregjet në vitin 2010, teksa u bë e qartë shkalla e vërtetë e barrës së borxhit të saj. Pas katër viteve masash të dhimbshme për të reduktuar borxhin, dy paketave të shpëtimit që arrin 240 miliard euro dhe ‘goditjes’ së zotëruesve privatë të obligacioneve, ekonomia greke pritet që këtë vit ti rikthehet rritjes modeste.
“Në vitin 2022, sipas parashikimeve të Troikës, borxhi i Greqisë do të arrijë një nivel që mund të përshkruhet si i qëndrueshëm kështu që ajo ka gjasa të duhet të përdorë sërish ndihmë të kufizuar,’ revista citon Schauble.
Ai tha se akordimi i një pakete të tretë të ndihmës ishte i domosdoshëm në mënyrë që Greqia të vazhdojë të përmbushë kushtet e vendosura nga huadhënësit e saj ndërkombëtarë të ‘trojkës’ – Fondi Monetar Ndërkombëtar, Komisioni Evropian dhe BQE.
Një paketë e tillë do të ishte një ‘shumë shumë më e vogël se sa në dy programet e para ,’ tha ai.
Në shkurt, media gjermane njoftoi se Berlini ishte duke u përgatitur për mundësinë që eurozona do të duhet të mbështesë Greqinë me një shume të shtuar prej 10-20 miliard euro.