Në fjalën e tij në Samit, Kancelari Scholz tha se ndikimi i marrëveshjeve të firmosura vitin e kaluar në kuadër të Procesit të Berlinit ka qenë konkret dhe priten edhe të tjera. Megjithatë, pas agresionit në veri të Kosovës, ka ardhur koha që të tejkalohen konfliktet që mbajnë rajonin në vend numëro.
Shqipëria njihet për mikpritjen e saj dhe kjo është vërtetuar edhe njëherë sot.
Ky vlerësim është po aq i vërtetë sot saç ka qenë dhe vjet për Procesin e Berlinit. Ky proces kërkohet gjithnjë e më tepër, kjo u evidentua edhe më tepër në luftën në Ukrainë.
Ne e dimë shumë mirë atë po ndodh jo shumë larg nesh me agresionin e Hamasit ndaj Izraelit dhe pasojat që mund të ketë.
Krizat e shumëfishta këtu në rajonin e Ballkanit Perëndimor kanë theksuar nevojën emergjente për të punuar së bashku dhe tejkaluar antagonizmat.
Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet që kanë vijuar për një kohë shumë të gjatë duke ju mbajtur juve në vend numëro.
Përshkallëzimet e fundit në veri të Kosovës kanë vërtetuar sa e rëndësishme është kjo. Ne do të përfundojmë më në fund zbatimin e marrëveshjeve të cilat janë arritur me anën e dialogut të normalizimit të udhëhequr nga BE-ja. Dhe jam shumë i kënaqur që për herë të parë, ky samit organizohet në një vend të Ballkanit Perëndimor.
Është një sinjal i fortë që tregon në këtë rast pronësinë që ka rajoni në këtë proces. Ne duhet ta përdorim këtë rast për t’u përqendruar te të gjitha shoqëritë e Ballkanit Perëndimor dhe ky është integrimi dhe ecuria e mëtejshme në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian
Vitin e shkuar ju keni ndërmarrë disa hapa madhorë në lidhje me nënshkrimin e tre marrëveshjeve të lëvizshmërisë dhe jam shumë mirënjohës që 4 nga 6 shtete i kanë ratifikuar ato deri më tani.
Ndikimi i tyre tek qytetarët e Ballkanit Perëndimor është vërtet konkret sepse qytetarët mund të lëvizin me kartë identiteti, mund të kryejnë studimet.
Ecuria që do të keni sa i përket zhvillimit të brendshëm rajonal është vërtet e rëndësishme dhe për këtë mund të mbështeteni tek Gjermania, tek qeveria jonë.
Ky është procesi i Berlinit, le të vijojmë duke bërë gjithçka realitet”- tha Scholz.
Lexoni edhe:
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.