Të gjithë që kanë bërë një intervistë pune u ka ndodhur të gjykohen nga një ekspert i Burimeve Njerëzore, që nuk kishte asnjë kompetencë në fushën e tij të specializimit.
Një rekrutues që, për shembull, duhet të zgjedhë një inxhinier, pa pasur njohuri në fushën e inxhinierisë, apo ekspertin e rrjeteve sociale më të përshtatshëm për një kompani – klient, i cili nuk ka studiuar në fushën e komunikimit.
Në vitin 2017, dy drejtues me përvojë 20-vjeçare në fushën e rekrutimit, Daniele Bacchi dhe Alessandro Raguseo, krijuan R-Everse, një kompani për kërkimin dhe përzgjedhjen e personelit, e cila synon të zgjidhë këtë problem. Dhe këtë e bën nëpërmjet aplikimit të metodës së bashkëpunimit, tipike për kompani si Wikipedia dhe Airbnb, në rekrutim – një kompani jashtë R-Everse me njerëz të specializuar në çdo fushë – në Itali, Gjermani dhe Austri – vlerëson aftësitë teknike të çdo kandidati.
“Wikipedia përdor një rrjet jashtë shoqërisë, me persona të specializuar në çdo fushë” – shpjegon Daniele Bacchi, duke iu referuar bashkëpunëtorëve të enciklopedisë online. Në mënyrë të ngjashme, R-Everse u beson “scout”-eve (zbuluesve), kundrejt një shpërblimi, numri i të cilëve tashmë shkon rreth 500 të tillë. Ata janë drejtues me përvojë 15-20-vjeçarë në sektorin e tyre dhe kanë përvojë në menaxhimin dhe përzgjedhjen e personelit për kompaninë e tyre. Scout-ët, kujdesen për të gjithë fazën e rekrutimit, duke i qëndruar në krah rekrutuesit klasik.
“Po marrim disa raste, për shembull kryeinfermieri që duhet të zgjedhë infermierët apo Chief Financial Officer duhet të zgjedhë kandidatin më të mirë për një controller, apo të një kryeredaktori në fushën e gazetarisë” – thotë Bacchi.
“Scout”-i ndjek gjithë procesin e rekrutimit, nga përgatitja e përshkrimit të punës (job description) tek intervista, që zakonisht zhvillohet gjatë fundjavës apo kur kandidati dhe eksperti nuk janë të angazhuar me punë. “Scout” merret me pyetjet teknike, të cilat vlerësojnë “hard skills”, ndërsa rekrutuesi gjykon në bazë të “soft skills”, nga zgjidhja e problemeve tek aftësia për t’i bërë ballë stresit në punë.
“Detyra e tij është edhe të na ndihmojë të kuptojmë më mirë tendencat e sektorit dhe të na këshillojë të gjejmë kandidatët më të mirë – shpjegon Daniele Bacchi. – Ai na këshillon se cili është mjeti më i mirë për të tërhequr profesionistët dhe harton një raport në të cilin analizon aftësitë teknike të çdo kandidati të intervistuar”.
E lindur në 2017-n, R-Everse e mbylli vitin 2018 me qarkullim 2 milionë euro dhe 40 të punësuar në tre vendet ku vepron. 2019-a parashikohet të mbyllet me qarkullim 3,5 milionë euro. Metoda e rekrutimit në bashkëpunim me “Scout” ndryshon edhe mënyrën se si zhvillohet intervista e punës.
“Kandidati flet me një person që bën punën e tij. Biseda bëhet më e rrjedhshme, ku shkëmbehen edhe këshilla” – shpjegon Bacchi.
‘Scout’, me përvojë të gjatë në sektor, është një figurë e përshtatshme për të punësuar kandidatë”.
“Por ne nuk i mohojmë aspak ‘soft skills’, të cilat janë një aspekt rëndësishëm, le të themi gjysma, tre të katërtat e hënës, por edhe ‘hard skills’ duhet vlerësuar dhe gjykuar nga një person kompetent i fushës” – thotë në fund Daniele Bacchi.
Burimi: Business Insider