Kursi i këmbimit po vjen si rrjedhojë e përmirësimit të aktivitetit ekonomik, në këto kushte Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë, tha sot Guvernatori i BSH, Gent Sejko në një konferencë për median pas përfundimit të Mbledhjes së Këshillit të Mbikëqyrjes.
“Hyrja e euros në vend po stimulohet nga flukset e turizmit dhe investimet e huaja. Blerjet e pasurive të paluajtshme nga të huajt dhe remitancat. Për rrjedhojë Banka nuk arsye të ndërhyrje në kursin e këmbimit” tha Sejko.
Ai tha se javën që vjen do të diskutohet efektet e kursit të këmbimit me bankat tregtare dhe shoqatat e eksportit, për të ndihmuar bankat dhe bizneset nga kreditë e këqija për të shikuar mundësi të ristrukturimi.
Ai tha se tregu i këmbimit monitorohet çdo ore, por ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë janë të përcaktuara në rregullore. Ndërhyrjet bëhen në raste të përcaktuara dhe zakonisht kur ka faktorë spekulative.
Gjithashtu BSH ndërhyn në rast të blerjes së valutës për krijimin e rezervës dhe për këtë ndërhyrje ka një kalendar të përcaktuar paraprakisht. Kemi blerë 120 milionë euro në 6 mujorin e parë dhe do të vazhdojmë blerjet, tha Sejko.
Ndërhyjmë në tregun e këmbimit për tw ruajtur stabilitetin e çmimeve, si objektivi ynë kryesor, por zakonisht ndodh në një situatë deflacioniste.
“Ne jemi në një situatë inflacioniste. Pandemia dhe lufta në Ukrainë e përshpejtoi rritjen e çmimeve. Kjo po ndodh në gjithë botën” referoi guvernatori.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro u këmbye sot me 104.55 lekë, me një rënie prej 0.3 lekësh në raport me ditën e mëparshme, duke arritur në një tjetër rekord minimal historik, që nga viti 2002, kur euro filloi të funksiononte si monedhë fizike.
Që nga fillimi i këtij viti euro ka rënë me 11.5 lekë, ose me gati 10%, ndërsa këmbehet me 14.4 lekë (12.1%) më pak se 5 korriku i një viti më parë. Rënia ka qenë më e theksuar duke filluar nga maji.
Aktorët e mëdhenj të tregut thanë se kjo tendencë është e lidhur me ofertën e lartë në treg, që vjen si nga turizmi ashtu dhe nga burimet informale, që kanalizohen kryesisht në pasuritë e paluajtshme. Në kahun tjetër pothuajse asnjë nuk tërheq më euro, duke bërë që monedha e përbashkët të bjerë në mënyrë të vazhdueshme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Cfare thua ore tule, cfare ekonomie te forte po flet ti kur ke tkurrje popullsie dhe turizem te mbaruar. Ti dhe te gjithe si ty po VJEDHIN valuten e huaj per te financuar borxhin publik qe e keni cuar ne kupe te qiellit. U be surrati jot te flasi per ekonomi te fuqishme. Jeni bere te neveritshem ne kulm. Pse nuk po bien pra cmimet te supermarketet e te nafta me kete superfuqizim gati 20% te monedhes lokale ? Je ne terezi ore idiot se cfare po thua?