Vitet e neglizhencës në sektorin energjetik e kanë lënë sektorin shqiptar të energjisë në një pozitë shumë të vështirë, me pjesë të konsiderueshme energjie elektrike të papaguar, kompanitë shtetërore me vështirësi serioze financiare dhe me besim shumë të ulët nga investitorët…
Pas arritjes së marrëveshjes mes palës shqiptare dhe asaj çeke lidhur me konfliktin për kompaninë e shpërndarjes së energjisë, CEZ, ka reaguar Zv.drejtori i Sekretariatit te Komunitetit te Energjise, Z.Dirk Buschle, i cili ishte një nga ndërmjetësit kryesorë në këtë proces.
“Në emër të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë si dhe në cilësinë time personale si ndërmjetësues i negociatave midis Shqipërisë dhe CEZ, kam nderin të prezantoj Marrëveshjen e arritur ndërmjet të dyja palëve që kanë firmosur dje. Jam plotësisht i bindur se fillimi dhe përfundimi i këtyre negociatave bëhet për mbrojtjen e interesave më të mira të Shqipërisë dhe konsumatorëve të saj të energjisë elektrike “.
“Vitet e neglizhencës në sektorin energjetik e kanë lënë sektorin shqiptar të energjisë në një pozitë shumë të vështirë, me pjesë të konsiderueshme energjie elektrike të papaguar, kompanitë shtetërore me vështirësi serioze financiare dhe me besim shumë të ulët nga investitorët. Në një situatë të tillë zgjidhja e konfliktit me CEZ është veprimi më i logjikshëm i mundshëm. Procedurat e kushtueshme të arbitrazhit me një rezultat të paqartë do të kishin krijuar një periudhë të gjatë pasigurie dhe paqëndrueshmërie. Duke parandaluar reformat shumë urgjente e të nevojshme ai do ta kishte mbajtur peng të gjithë sektorin energjetik dhe do të kishte krijuar probleme shumë herë më të mëdha se ato që u zgjidhën nga marrëveshja e djeshme”.
“Nga bisedimet e shumta të mbajtura këto muaj, jam në dijeni se investitorët privatë dhe institucionet publike gjithashtu do të ishin më ngurrues për ti dhënë mbështetje një vendi me këto vështirësi të pambyllura financiare dhe ligjore. Qëndrueshmëria si dhe reputacioni i mirë i sektorit energjitik në Shqipëri kishin nevojë të rivendoseshin si një hap i parë i domosdoshëm për ta ndryshuar situatën aktuale. Për këtë arsye Komuniteti I Energjisë e ka mbështetur aktivisht negociatat gjatë këtyre gjashtë muajve. Ai do të vazhdojë ta bëj një gjëe të tillë përgjatë reformave të ardhshme të cilat tashmë mund të fillojnë. Unë jam shumë lumtur që me përfundimin e këtyre negociatave Qeveria Shqiptare ka vendosur interesat afat-gjatë të vendit përpara dëshirat afatshkurtra për konfrontim ligjore”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.