Ja se si mund të jeni të përqendruar në një botë të mbushur plot me shpërqendrime.
Sekretet e 10 sipërmarrësve për të qenë sa më të sukseshëm në këtë drejtim:
Mos e lini inbox-in tuaj t’ju shqetësojë herë pas herë
Emri: Tim Chen
Kompania: NerdWallet
Strategjia: Çdo fillim jave unë i ndaj detyrat e mira me prioritete dhe në fund të ditës plotësoj një listë me të gjitha detyrat që kam bërë dhe dërgoj një raport tek të gjithë personat që janë të përfshirë në një projekt të caktuar për shembull, se deri ku ka shkuar ecuria e këtij projekti. Një gjë e tillë më ndihmon mua që të mos marr e-maile të shumta, të cilat mund të jenë edhe pyetje të njejta nga persona të ndryshëm.
Pushime gjatë orarit të punës
Emri: Daniella Yacobovsky
Kompania: BaubleBar
Strategjia: Pasi unë plotësoj listën time me detyrat e një dite pune, unë filloj ato të cilat janë më shumë të rëndësishme për t’u përfunduar deri tek ato që janë më pak të rëndësishme, por pa harruar që të caktoj edhe orët gjatë të cilave duhet të pushoj. Nuk mund ta mendoj ditën time të punës pa pushime midis orëve, sepse një gjë e tillë më ndihmon që unë të shplodhem mendërisht dhe të jem akoma edhe më e përqendruar kur të rifilloj punën pas pushimit.
Hap pas hapi
Emri: Oliver Kharraz
Kompania: Zocdoc
Strategjia: Një nga avantazhet e mi është fakti që unë kam kryer studimet në një manastir jezuit, dhe ky fakt më ka ndihmuar shumë që të përfeksionoj artin e meditimit, proces ky që mësohet hap pas hapi dhe që do një përqendrim shumë të lartë. Por ka qenë pikërisht meditimi ai që mua më ka ndihmuar që të kem edhe një përqendrim të lartë në punë.
Shkëputuni herë pas here
Emri: Merrill Stubbs
Kompania: Food52
Strategjia: Bëni pushime të shkurtra. Mund të dilni nga zyra apo të shkoni në kuzhinën e kompanisë suaj dhe të qetsoheni për pak minuta. Shkëputje të tilla nga puna, do t’ju ndihmojnë që në momentin që e filloni sërish punën të jeni më shumë të përqendruar.
Çdo detyrë kërkon kohën e saj
Emri: Jennie Ripps
Kompania: Owl’s Brew
Strategjia: Nëse doni të keni përqendrim të lartë në një prej detyrave që jeni duke bërë, atëherë ju këshilloj që ta shmangni çdo formë të mundshme të shpërqendrimit. Nuk duhet të harroni se çdo detyrë ka nevojë për kohën e saj të caktuar për t’u përfunduar dhe se nuk këshillohet të mbroni 3 detyra në kohën që duhet t’i kushtonit vetëm njërës. Jo se një gjë e tillë nuk është e mundur, por rezultati final nuk do të ishte njësoj me atë gjatë së cilit ju do i kushtoni kohën e duhur vetëm një detyre të caktuar.
Ushtrimet fizike
Emri: Ryan Holmes
Kompania: Hootsuite
Strategjia: Siç ndodh me shumicën e sipërmarrësve, ne e kemi të gjithë ditën tonë të zënë, dhe kemi shumë pak kohë të lirë për t’u marrë me hobet tona apo mbi të gjitha me aktivitet fizik. Unë ju këshilloj që sikur edhe 30 minuta në ditë ju nuk duhet ta shmangni kurrësesi palestrën, apo vrapin në natyrë, apo qoftë edhe një shëtitje, kudo që të ndodheni. Mos harroni, aktiviteti fizik ndihmon shumë në rritjen e përqendrimit.
Ecni gradualisht drejt objektivit kryesor
Emri: Jen Rubio
Kompania: Away
Strategjia: Këshilla ime më e mirë është që ju të mos harroni kurrë objektivin tuaj kryesor, atë për të cilin keni nisur gjithçka dhe keni luftuar deri këtu ku keni arritur momentalisht. Ecni gradualisht drejt tij dhe do ta shikoni që në fund do ta realizoni shumë lehtësisht. Duke ecur gradualisht dhe duke i hedhur hapat me shumë kujdes, ju do të jeni gjithashtu edhe më shumë të përqendruar dhe nuk do të rrezikoni të bëni ndonjë gabim siç mund të ndodhte në rast se do të nxitoheshit për të pasur rezultate në një kohë më të shkurtër.
Sa më shumë sfida aq më mirë për ju dhe kompaninë tuaj
Emri: Julia Hartz
Kompania: Eventbrite
Strategjia: Sa më shumë sfida që të kaloni aq më mirë është për të gjithë stafin e kompanisë suaj që të mësohet të punojë nën trysni dhe mbi të gjitha duke ruajtur edhe përqendrimin. Çdo herë që ju të kaloni sfida të reja, do të bëheni akoma edhe më të fortë për të përballuar sfida akoma edhe më të vështira. Megjithatë edhe vetë ruajta e përqendrimit konsiderohet si një prej sfidave më të mëdha në punë, dhe nëse ju ia dilni me sukses, atëherë të jeni të sigurtë që shumë procese të tjera në vijim do t’ju lehtësohen.
Mbajeni larg pajisjet teknologjike
Emri: Dave Rusenko
Kompania: Weebly
Strategjia: Një prej politikave të mia më të suskesshme është fakti i të mbajturit sa më larg të pajisjeve elektronike, sepse ato janë ndër shpërqenduresit më të mëdhenj gjatë një dite punë.
Muzika
Emri: Jeff Chapin
Kompania: Casper
Strategjia: Nëse doni të jeni sa më të përqendruar në punë, një prej këshillave të mia është që të vendosni kufjet dhe të përqendroheni në projektin me të cilin po merreni. Në këtë mënyrë ju shmangi çdo zhurmë të mundshme të ambientit rrethues.
Burimi: The Enterpreneur