Sekreti për të mësuar gjuhë të huaja? Pini verë, birra, kokteje, por mos e ekzagjeroni

27/10/2017 4:22 PM 0 komente

Kush tha që të pini bën keq? Kjo është e gabuar. Një gotë verë e kuqe jo vetëm ju bën mirë, por ju ndihmon edhe në formimin tuaj. Sipas një besimi të përhapur popullor, alkooli ju ndihmon të flisni një gjuhë të huaj, dhe nëse deri pak kohë më parë kjo ishte vetëm një legjendë metropolitane, sot vjen një studim që e bën këtë përrallë të vërtetë.

Një studim i fundit i Journal of Psychopharmacology (Gazeta e Psikofarmakologjisë) tregon se konsumimi në mënyrë të moderuar i alkoolit në përditshmëri i ndihmon njerëzit të flasin më rrjedhshëm gjuhët e huaja, edhe pse ata vetë nuk janë plotësisht të ndërgjegjshëm për këtë.

Kërkuesit vëzhguan për disa javë 50 gjermanë, ose studentë të huaj nga një universitet holandez, ku leksionet mbahen në gjuhën holandeze. Pjesëmarrësit në studim, të gjithë vullnetarë, u ndanë në dy grupe dhe iu nënshtruan një provimi – gjysma e pjesëmarrësve përpara provimit iu dha për të pirë thjesht ujë, ndërsa pjesës tjetër, alkool, në sasi të ndryshme, në varësi të peshës së trupit.

Pasi përfunduan testimet, pyetësorët audio iu nënshtruan analizave të mëtejshëm të ekspertëve gjuhësore, të cilët nuk ishin në dijeni të faktit. Atyre ju kërkua të vlerësonin studentët, si në një provim klasik.

Rezultatet ishin befasuese. Edhe për vetë studentët, të cilët iu nënshtruan të njëjtit test, nuk kishte asnjë ndryshim mes dy grupeve në klasë. Në mënyrë të veçantë, të gjithë personat që kishin pirë ata nuk ndiheshin më mirë apo më të sigurt se sa ata që kishin pirë ujë.

Në këtë pikë, profesorët nuk ishin absolutisht të një mendimi. Nëse në nivel gramatikor, provimet e ndryshme ruanin standardin e klasës, në nivelin e rrjedhshmërisë në shqiptimit, varietetit leksikor dhe sigurisë së përgjithshme në të folur, nuk kishte asnjë dyshim.

Studentët që kishin pirë alkool ishin mjaft përpara krahasuar me kolegët e tyre. Efektet ishin veçanërisht më të dukshme te fillestarët, ose tek ata lloj studentësh që kanë nevojë më shumë se të tjerët për një shtysë, veçanërisht sa i përket sigurisë dhe vetëvlerësimit në lidhje me këtë çështje.

Deri më sot nuk ka studime të tjera mbi gjuhët përveçse në holandisht, por burime nga Journal of Psychopharmacology bëjnë të ditur se kanë ndër mend të vijojnë për të mos pasur më dyshime. Në studimet e tjera do të merren në konsideratë edhe: ndjeshmëria e intervistuesve, aftësia për të mësuar gjuhë të huaja dhe nivelet e stresit emocional në momentin e provimit.

Burimi: La Repubblica

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of