Sektori i ndërtimit në vështirësi, INSTAT: Shitjet ranë me 1.8% në tremujorin e parë

20/09/2019 11:26 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Sektori i ndërtimit po jep sinjalet e flluskës, për shkak se shitjet kanë nisur rënien këtë vit, teksa një bum i madh objektesh banimi po ndërtohen.

Sipas të dhënave të INSTAT, të relatuara në statistikat afatshkurtra, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 1,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 0,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe po ashtu, edhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 2,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Statistikat afatshkurtra paraqesin ecurinë e ekonomisë së vendit në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit të ekonomisë, si dhe mund të bëhen parashikime për të ardhmen e afërt.

 

Industria, zgjerohet në prodhim dhe në shitje

Indeksi i shitjeve në sektorin e industrisë në volum shënoi rritje 4,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa prodhimi shënoi rritje 6,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe fondi i pagave shënoi rritje 7,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Energjia, rënie si në shitje dhe në prodhim

Mungesa e reshjeve ka çuar shitjet dhe prodhimin e energjisë në rënie gjatë tremujorit të parë të vitit.

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 12,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe prodhimi shënoi rënie 30,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,5%, dhe fondi i pagave shënoi rritje 1,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, indeksi i shitjeve neto i ujit shënoi rritje 4,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa prodhimi në volum shënoi rritje 5,5%.Numrit i të punësuarve shënoi rënie 4,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 3,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of