Sektori i prodhimit me mbi 1 miliard euro qarkullim dhe me mbi 35 mijë të punësuar

13/12/2018 9:57 AM 0 komente

Sektori i prodhimit, është sektori më strategjik në ekonominë e Kosovës, i cili kontribuon shumë edhe në punësimin e punëkërkuesve në vendin tonë.

Sipas Klubit të Prodhuesve të Kosovës, qarkullimi vjetor në sektorin e prodhimit është mbi 1miliard euro, me mbi 35 mijë të punësuar.
Klubi i Prodhuesve vepron dhe punon që të kemi një ekonomi të zhvilluar dhe një Kosovë me perspektivë për të rinjtë. Vetëm gjatë dy viteve të fundit anëtarët e Klubit kanë investuar mbi 90 milionë euro në ekonominë e Kosovës.

Sektori i prodhimit është sektori më strategjik në ekonominë e Kosovës. Është një sektor që po fuqizohet vazhdimisht duke kontribuar në rritjen ekonomike të vendit, krijimin e vendeve të punës dhe mirëqenies së qytetarëve.

Qarkullimi vjetor në sektorin e prodhimit kap vlerën rreth 1.04 miliard Euro, ndërkaq numri i të punësuarve në sektorin e prodhimit është mbi 35.000. /Telegrafi/

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of