Sektorët e ndërtimit dhe energjisë shënuan rënie të shitjeve në tremujorin e tretë të vitit 2019 në raport me një vit më parë, teksa sektori i industrisë pa si rritje të shitjeve ashtu edhe të prodhimit.
Sipas të dhënave të INSTAT gjatë tremujorit të tretë në sektorin e industrisë indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje vjetore 4,1 % në tremujorin e tretë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa prodhimi në volum shënoi rritje 4,8 %.
Numri i të punësuarve shënoi rritje vjetorë 2,2 %, teksa fondi i pagave shënoi rritje 7,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në sektorin e energjisë ujit indeksi i shitjeve në volum shënoi rritje vjetore , ndërsa volumi i prodhimit ra me 30,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,4 %, krahasuar dhe fondi i pagave shënoi rritje 3,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në sektorin e furnizimit me ujë dhe menaxhimit të mbetjeve indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 6,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i prodhimit shënoi rënie vjetore 1,0 %.
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 3,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa fondi i pagave shënoi rënie vjetore me 1,2 %.
Në sektorin e ndërtimit, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 2,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,5 %, ndërsa fondi i pagave shënoi rritje vjetore me 0,8 %.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.