Transporti i pasagjerëve në linjat detare dhe transporti i mallrave më avion nuk po rikuperon nivelin para, pandemisë, por sektori i transportit në tërëisht ka nisur të rikuperohet sidomos në muajin korrik me rritjen e flukseseve turistike.
Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Korrik 2021 është 465,5 mijë ton, duke u rritur 23,3 %, krahasuar me Korrik 2020.
Krahasuar me mesataren e muajve korrik për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është rritur 25,7 %.
Në 7-mujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të përpunuara në porte është 2.810,8 mijë ton, duke u rritur me 16,6 %, krahasuar me shtatëmujorin e vitit 2020. Në muajin Korrik 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.685 mijë ton-kilometër, duke u ulur 22,7 %, krahasuar me Korrik 2020.
Krahasuar me mesataren e muajve Korrik për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është ulur me 33,8 %. Në shtatëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 16.637 mijë ton/kilometër, duke u rritur me 16,3 %, krahasuar me shtatëmujorin e vitit 2020.
Në muajin korrik 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 173,1 ton, duke u rritur 5,4 %, në krahasim me Korrik 2020. Krahasuar me mesataren e muajve korrik për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me ajër është ulur me 5,3 %.
Në 7-mujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.136,9 ton duke u rritur me 12,7 %, krahasuar me 7-mujorin e vitit 2020. Në Korrik 2021, numri i fluturimeve të kryera është 3.330, duke u rritur 72,9 %, në krahasim me Korrik 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Korrik për periudhën 2018-2020, numri i fluturimeve është rritur me 26,5 %.
Transporti i pasagjerëve nis rikuperimin, por linjat detare dobët
Në Korrik 2021, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 127.790 pasagjerë. Krahasuar me Korrik 2020, ky tregues është rritur 2,4 herë.
Krahasuar me mesataren e muajve Korrik për periudhën 2018-2020, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është ulur me 26,3 %.
Në shtatëmujorin e vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 323.813 pasagjerë, duke u rritur me 57,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Në muajin korrik 2021, transporti ajror i pasagjerëve zë 75,9 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në korrik 2021 është 422.483 pasagjerë duke u rritur 2,8 herë, krahasuar me Korrik 2020.
Krahasuar me mesataren e muajve Korrik për periudhën 2018-2020, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është rritur me 43,5 %. Në 7-mujorin e vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 1.179.120 pasagjerë duke u rritur me 66,9 %, krahasuar me 7-mujorin e vitit 2020.
Transporti i mallrave kalon nivelin e parandemisë
Në Korrik 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 103,7 mld lekë dhe 47,9 % e tyre u transportua me det. Në shtatëmujorin e vitit 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 634,5 mld lekë dhe 48,9 % e tyre u transportua me det.
Në Korrik 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54,1 %, me rrugë 39,4 % dhe me ajër 1,4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë në Korrik 2021 janë rritur me 21,1 %, krahasuar me Korrik 2020. Eksportet e mallrave të transportuara me rrugë në Korrik 2021 janë rritur 20,7 %, krahasuar me mesataren e muajve Korrik për periudhën 2018-2020.
Në 7-mujorin e vitit 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54,1 %, me rrugë 38,2 % dhe me ajër 0,4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 26,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Në Korrik 2021 mallrat e importuara me det zënë 45,1 %, me rrugë 44,1 % dhe me ajër 8,2 %. Mallrat e importuara me rrugë në Korrik 2021 janë rritur me 16,5 %, krahasuar me Korrik 2020. importet e mallrave të transportuara me rrugë në Korrik 2021 janë rritur 21,0 %, krahasuar me mesataren e muajve Korrik për periudhën 2018-2020.
Në shtatëmujorin e vitit 2021, mallrat e importuara me rrugë zënë 47,4 %, me det 46,4 % dhe me ajër 4,2 %. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 33,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.