Kryeministri serb Aleksandar Vucic njoftoi dje se në Serbi janë investuar 576 milion euro gjatë vitit të fundit të mandatit të qeverisë, gjë që mundësoi hapjen e 7.437 vendeve të reja të punës.
Vucic tha në një intervistë me revistën ‘Nedeljnik’ janë në process përgatitje 62 projekte, të cilët pritet të sigurojnë një investimin prej 993 milion eurosh dhe hapjen e rreth 32,850 vende pune në vitet në vijim.
Sipas Vuçiç, norma e papunësisë në Serbi në fund të 2014 ra në 16.8%, që do të thotë 5.6% më pak krahasuar me fundin e vitit 2012.
Suksesi i madh i qeverisë është se deficiti buxhetor në tremujorin e parë të këtij viti arriti në 21.4 miliard RSD, krahasuar me 75.2 miliardë RSD në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha kryeministri duke shtuar se fabrika e celikut Smederevo do të gjenerojë fitime në maj.
Për më tepër ai vuri në dukje se janë në process diskutimet e HIP Petrohemija Pançevo me turqit, në Azotara Pançevo me azerbaijxhanasit, ndërsa investitorët gjermanë dhe italianë kanë shfaqur interes për FAP dhe Prva Petoletka.
Qeveria e Serbisë