Aeroporti i Beogradit do të presë 38 për qind më shumë fluturime këtë dimër se vitin e kaluar. Me pothuajse 10,000 fluturime në skedulën e dimrit, ky do të jetë sezoni më i ngarkuar në vitet e fundit, sipas të dhënave të aeroportit.
Dy kompani, “Air Serbia” dhe “Swiss International Air Lines”, kanë njoftuar rrugë të reja nga Beogradi gjatë skedulës së dimrit.
Itinerari i dimrit në Aeroportin e Beogradit filloi më 27 tetor dhe do të zgjasë deri më 29 mars.
Ndërsa “Air Serbia” tashmë ka nisur fluturimet për në Abu Dhabi, ajo do të fillojë fluturimet për në Banja Luka dhe Pragë më 1 dhjetor.
“Swiss International Air Lines” do të nisë fluturimin mes Beogradit dhe Gjenevës më 19 dhjetor.
Ndërsa linja ajrore rumune “Tarom” fluturon aktualisht në Bukuresht, dhe “Adria Airways” drejt Ljubljanës, numri i fluturimeve drejt këtyre dy rrugëve do të rritet duke filluar nga 10 dhjetori, kur “Air Serbia” të nisë fluturimet drejt këtyre destinacioneve.
“B&H Airlines”, linja ajrore kombëtar boshnjake, po negocion të nisë fluturimet mes Beogradit dhe Sarajevës më 2 dhjetor.
Edhe pse “Air Serbia” po fluturon në kryeqytetin boshnjak, “B&H Airlines” shpreson të aplikojë fluturimet e mëngjesit herët, të cilat do ta lehtësonin si transferimin e pasagjerëve, ashtu edhe vizitat e rëndësishme njëditore të biznesit.
“Air Serbia” niset nga Beogradi në 02:10 në drekë dhe në 03:30 në drekë nga Sarajeva, ndërsa fluturimi i ri do të niset nga Bosnja jo më vonë se ora 06:00 e mëngjesit.
“Air Serbia” do të rrisë për më tepër frekuencën e fluturimeve me 65 për qind dhe, që nga 1 janari, do të ketë fluturime të përditshme drejt pjesës më të madhe të destinacioneve të saj.
Rrugët më të shpeshta do të jenë drejt Zyrihut, Moskës, Parisit, Vjenës dhe Podgoricës.
“International Airlines” do të rrisë numrin e fluturimeve me 18 për qind në total.
“Alitalia” do të rrisë fluturimet drejt Romës, “EasyJet” do të ketë fluturime më të shpeshta për në Milano, linja ajrore rumune “Tarom” drejt Bukureshtit dhe “Turkish Airlines” drejt Stambollit.