Banka Kombëtare e Serbisë (Narodna Banka Srbije ose NBS) uli në takimin e saj të fundit, normën bazë të politikës monetare me 25 pikë bazë, duke shënuar një rekord të ulët prej 2.25 %. Vendimi tronditi tregjet, të cilët nuk e prisnin marrjen e masës në fjalë.
Në fillim të nëntorit, politikëbërësit u shprehën se presionet inflacioniste ishin dobësuar dhe shtuan se vendimi ishte ndikuar edhe nga zhvillimet në mjedisin ndërkombëtar, kryesisht nga ngadalësimi në tregtinë globale dhe rritjen ekonomike, si dhe politikat e Rezervës Federale dhe Bankës Qendrore Europiane.
Sipas Bankës Kombëtare të Serbisë, ndikimet negative të mjedisit ndërkombëtar po shtoheshin, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Tanjug dhe SeeNews.
Në shtator, norma vjetore e inflacionit ra në 1.1 %, më e ulëta që nga prilli 2018.