Azerbajxhani dhe Serbia po vazhdojnë bashkëpunimin në fushat me interes të ndërsjellë. Të dyja vendet kanë zhvilluar konsultime politike ministrore në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd.
Zëvendësministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Ramiz Hasanov, dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Zoran Vujic, zhvilluan konsultimet, tha zyra e shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit.
Palët diskutuan perspektivat e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe mbështetjen e njëri-tjetrit në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Ata patën një shkëmbim të gjerë idesh mbi çështjet e axhendës dypalëshe dhe asaj shumëpalëshe.
Z. Hasanov dhe z. Vujic diskutuan edhe çështjen e bashkëpunimit ekonomik të ndërsjellë. Palët theksuan se plani i përbashkët i veprimit për një partneritet strategjik mes Azerbajxhanit dhe Serbisë do të kontribuonte në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet tyre.
“Ndërmjet Bakut dhe Beogradit janë nënshkruar 31 marrëveshje ndërshtetërore dhe pritet të nënshkruhen edhe shumë të tjera”, u tha nga Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit. Z. Hasanov dhe z. Vujic thanë se aktivitetet e komisionit të përbashkët ndërqeveritar për bashkëpunimin ekonomik dhe organizimin e forumeve të biznesit do të jenë shtysa e duhur për përdorim sa më të frytshëm të potencialit të pasur për zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh.
Palët theksuan se projektet rajonale dhe ndërkombëtare të energjisë dhe transportit janë realizuar kryesisht me mbështetjen e Azerbajxhanit, në veçanti të tubacionit të naftës Baku-Tbilisi-Ceyhan, tubacionit të gazit Baku-Tbilisi-Erzurum, Korridorit Jugor të Gazit dhe komponentëve të tij TANAP dhe TAP, Korridoret e transportit Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim.
U theksua se Porti Tregtar Ndërkombëtar i Bakut dhe linja hekurudhore Baku-Tbilisi-Kars luajnë rol të rëndësishëm në sigurinë e energjisë të Europës dhe duke e kthyer Azerbajxhanin në një qendër ndërkombëtare të transportit.
Z. Hasanov dhe z. Vujic shkëmbyen pikëpamje mbi procesin e negociatave për zgjidhjen e konfliktit Armeni-Azerbajxhan Nagorno-Karabakh dhe çështjeve të Kosovës dhe atyre të Metohisë. Përveç këtyre, ata diskutuan edhe mbi zhvillimin e ngjarjeve të fundit që po ndodhin në rajon.
Marrëdhëniet diplomatike mes Azerbajxhanit dhe Serbisë janë themeluar fillimisht më 21 gusht të 1997. Gjatë gjithë këtyre viteve, këto dy shtete kanë bashkëpunuar me sukses në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe në drejtim të fushave si ajo politike, ekonomike, shkencore, kulturore dhe humanitare.
Serbia është e interesuar në mirëfunksionimin e kompanive të Azerbajxhanit në vend. Serbia ka deklaruar më parë se Azerbajxhani mund të investojë në çdo sferë të vendit dhe se Serbia është e gatshme t’u ofrojë kompanive të Azerbajxhanit privilegje dhe subvencione të ndryshme në masën prej 15 deri në 20%, në varësi të sasisë së investimeve.