Beogradi ka në plan të zgjedhë deri në fund të 2019, kompaninë që do të ndërtojë rrjetin e metrosë së qytetit, tha Andreja Mlladenoviç, një asistent i kryetarit të bashkisë.
“Ky do të jetë viti kur do të merret vendimi për kompaninë që do të ndërtojë rrjetin e metrosë së këtij qyteti, ndërsa punimet për ndërtimin do të fillojnë në 2020”, tha z. Mladenoviç.
Sipas projektit të përgatitur nga kompania urbanistike franceze Egis, rrjeti i metrosë së Beogradit do të përbëhet nga dy linja kryesore. Muajin e kaluar, qeveria e qytetit shpalli të hapur projektin dhe ftoi të gjithë të interesuarit të prezantonin propozimet e tyre.
Në fazën e parë të zhvillimit të metrosë së Beogradit do të investohen deri në 1.3 miliardë euro (1.5 miliardë dollarë amerikanë), ndërsa kostoja totale e projektit pritet të arrijë në 3.0 miliardë euro, tha nënkryetari i Bashkisë së Beogradit, Goran Vesic.