Serbi, Delta Holding, investim 100 mln euro në platformën e tregtisë elektronike 

17/02/2021 11:39 AM 0 komente

Konglomerati serb, Delta Holding, planifikon të investojë 100 milionë euro (121 milionë dollarë) deri në vitin 2025, në zhvillimin e një platforme të tregtisë elektronike aktive në tregjet e Europës Juglindore (SEE). 

Platforma e quajtur Ananas, do të prezantohet në gjysmën e parë të këtij viti, tha Delta Holding në një deklaratë. 

“Në fillim, ne do të mbulojmë tregun serb, por kemi ndër mend të jemi shumë shpejt të pranishëm në tregjet e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipëri”, tha nënkryetarja Marija Desivojevic Cvetkoviç. 

Delta Holding raportoi një rritje prej 7.5% të EBITDA në 46.5 milionë euro në vitin 2020, ndërsa të ardhurat e saj u rritën me 2.2% në 511.2 milionë euro, tha kompania në deklaratë. 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of