Serbi, ekonomia do të preket më pak nga kriza e koronavirusit në EQL – Erste

11/04/2020 10:10 PM 0 komente

Serbia do të jetë vendi më pak i prekur nga kriza e koronavirusit në Europën Qendrore dhe Lindore (CEE), pasi ekonomia e saj pritet të kontraktohet me vetëm 2.3% në vitin 2020, tha Erste Group. Banka ka ulur parashikimet e rritjes ekonomike për EQL dhe tani pret që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i rajonit të tkurret me 4.7% në vitin 2020, tha Erste Group në një raport hulumtimi.

“Mbyllja e sektorit të shërbimeve për të paktën një muaj e gjysmë do të ndalojë rritjen e konsumit në kategori si restorante, hotele dhe kulturë. Vendet e orientuara drejt turizmit si Kroacia dhe Sllovenia, do të përballen me një recesion më të rëndë (vlerësimet janë në -7.5% dhe -6.7%, përkatësisht)”, tha Erste Group. Rënia e mprehtë e kërkesës së huaj do të lërë një shenjë në ekonomitë e vogla.

Sipas Erste, ekonomia e Rumanisë pritet të kontraktohet me 4.7% këtë vit. Rritja e eksportit do të ndikohet negativisht nga ulja e prodhimit në Europë dhe përçarja në zinxhirët e furnizimit. Për më tepër, humbja e të ardhurave që vjen nga pushimet nga puna dhe kompensimet më të ulëta qeveritare krahasuar me pagat e rregullta, mund të çojë në kufizimin e shpenzimeve shtëpiake për mallra dhe veshje për pjesën tjetër të vitit dhe rritja e papunësisë do të sjellë uljen e besimit të konsumatorit, tha Erste.

Rajoni i EQL-së përfshin edhe ekonomitë e Sllovakisë, Polonisë, Hungarisë dhe Çekisë. Deri më 13 mars, analistët e Erste kishin parashikuar që PBB-ja e Rumanisë do të rritej me 2% në vitin 2020, ndërsa ajo e Kroacisë me vetëm 0.5%. Ekonomia e Serbisë pritej të rritej me 3% në vitin 2020, ndërsa rritja e PBB-së së Sllovenisë ishte parashikuar në 2.7%.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of