Serbi / Erste Group: Banka Qendrore do të mbajë normën e interesit në 3.0%

27/04/2019 10:01 PM 0 komente

Erste Group, grupi bankar me bazë në Austri, pret që Banka Qendrore e Serbisë do të mbajë të pandryshuar normën e saj të riblerjes njëjavore (repo) në 3.0% për vitin 2019 por edhe në pjesën më të madhe të vitit të ardhshëm.

“Ne parashikojmë që norma kryesore e interesit do të jetë në 3% gjatë këtij viti, por edhe në pjesën më të madhe të 2020”, tha Erste në raportin tremujor të tregut të obligacioneve mbi vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, i publikuar javën e kaluar. Së fundmi, Banka Qendrore e Serbisë e ka ulur normën e riblerjes (repo) me 0.25 pikë përqindjeje nga 3.25% në mars në 3.0%.

“Shtrëngimi i vonuar i normave të interesit të BQE-së dhe mbështetja e Rezervës Federale i japin Serbisë fleksibilitet të lartë”, – përfundoi Erste.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of