Sipas Ministrisë së Infrastrukturës së Serbisë, kompania e njohur amerikane në fushën e inxhinierisë, Bechtel, shpreson të fillojë ndërtimin e autostradës që do të lidhë Korridoret e Transportit Europian X dhe XI me territorin e vendit gjatë 2019.
Përvoja shumëvjeçare e Bechtel dhe cilësia e punimeve të saj, janë faktorë që sigurojnë se kompania do të punojnë sipas standardeve më të larta për ndërtimin e autostradës së re në Serbi, tha menaxheri i përgjithshëm i kompanisë për Europën, Afrikën dhe Lindjen e Mesme, Michael Wilkinson, në një takim me ministren e Infrastrukturës së Serbisë, Zorana Mihajloviç, në Londër.
Në tetor, qeveria serbe nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me kompaninë Bechtel për ndërtimin e autostradës 110 km të gjatë që do të lidhë Çaçakun me Krushevacin, në Serbinë qendrore. Sipas qeverisë serbe, investimi në këtë projekt parashikohet jetë 800 milionë euro (906.4 milionë dollarë amerikanë).
Korridori X do të lidhë Salzburgun në Austri me portin grek të Selanikut, duke kaluar nëpër Slloveni, Kroaci, Serbi dhe Maqedoni. Korridori XI lidh Barin e Italisë me Bukureshtin e Rumanisë nëpërmjet portit të Barit të Malit të Zi dhe Beogradit të Serbisë.