Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim shënoi një rekord historik investimesh në Serbi në 2019, me një vlerë prej 516 milionë eurosh, duke e çuar në një nivel të ri vlerën e financimeve të BERZH-it, veçanërisht në sektorin privat dhe atë të ekonomisë së gjelbër. Në total, BERZH-i nënshkroi më shumë se 20 projekte të reja dhe shënoi vëllimin më të lartë të investimeve në vend qëkur Serbia u bë pjesë e BERZH-it në 2001, tha banka gjatë një deklarate për shtyp.
Për të rritur konkurrencën e sektorit privat, BERZH kanalizoi 226.2 milionë euro në linja kredie për bankat tregtare për huazimin e ndërmarrjeve lokale të vogla dhe të mesme (NVM), ndërkohë ajo kanalizoi edhe 5 milionë euro financime direkte përmes WB EDIF dhe Fondit të Zgjerimit të Ndërmarrjeve.
NVM-ve iu dha gjithashtu qasje në linjat e kreditit të ndërthurura me stimuj të financuar nga Bashkimi Europian, ndërsa 140 ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme morën mbështetje këshilluese për ndërtimin e kapaciteteve të eksportit, dixhitalizimit, marketingut, menaxhimit financiar ose zhvillimit të aftësive të biznesit, shtoi BERZH.