Investimet sllovene në Serbi kanë arritur në 1.4 miliard euro, tha kryetari i Dhomës Ekonomike të Serbisë ( PKS ), Zheljko Sertic dhe ftoi kompanitë sllovene që të vazhdojnë të investojnë në vend, duke theksuar në mënyrë të veçantë përfitimet e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Serbisë me Federatën ruse, raporton Tanjug . Zëvendëskryeministri serb ka biseduar me presidentin slloven, Borut Pahor për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.