Serbia dhe Katari kanë një interes të fortë në përmirësimin e marrëdhënieve politike dhe forcimin e lidhjeve ekonomike, tha ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, në fund të vizitës në Doha.
Daçiç foli me Sheikh Abdullah bin Nasser bin Kalifa Al Thani dhe ministrin e Jashtëm të Katarit Khalid, Bin Mohammad Al Attiyah.
Pas bisedimeve, Daçiç tha se të dy vendet kanë hapur ambasada për të rritur kontaktet dhe për të përmirësuar marrëdhëniet e përgjithshme.
Daçiç tha se tregtia e Serbisë me Katarin arriti në vetëm 3 milionë dollarë amerikanë dhe se ai do të donte të shihte rritje të saj.
Serbia dëshiron të ofrojë projekte që do të jetë me interes për fondet e Katarit, kryesisht në fushat e energjisë, minierave, bujqësisë dhe infrastrukturës. Ministri i Jashtëm i Katarit tha se investitorët e vendit të tij janë të interesuar në potencialin e minierave të Serbisë, tha Daçiç..