Kompania minerare “Kolubara”, furnizuesi kryesor i qymyrit për termocentralet, planifikon të investojë 150 milionë euro në pesë vitet e ardhshme, kështu kompania do të mund të sigurojë 30 milionë tonë qymyr në vit, të nevojshme për prodhimin e energjisë elektrike në Serbi, ka thënë Nebojsa Ceran drejtori I kompanisë.
Investimi është i nevojshëm për të hapur gropa të reja të krijimit të qymyrit, në mënyrë që të zëvendësohen ato ekzistuese, të cilat duhet të mbyllen në pesë vitet e ardhshme. Investimet do të përdoret për blerjen e tokës, sigurimin e pajisjeve të minierave dhe zhvendosjen e infrastrukturës. Për këtë, gjatë vitit 2012 “Kolubara” do të investojë 100 milionë euro. Vitin e kaluar janë investuar 80 milionë euro dhe në 2013, nëse të gjitha kreditë do të aprovohen, “Kolubara” do të investojë 150 milion euro.