Serbi/ Konsorciumi Bechtel-Enka, ofertuesi i vetëm për projektin e ndërtimit të rrugës

09/09/2019 9:22 AM 0 komente

Bechtel-Enka, një konsorcium amerikano-turk, është ofertuesi i vetëm për projektin e ndërtimit të një rruge prej 112.5 kilometrash (70 milje) në Serbi. Në këtë projekt, qeveria serbe është shprehur se do të investojë rreth 8 miliardë euro (8.9 miliardë dollarë amerikanë) për infrastrukturën, tha Ministria e Infrastrukturës në një deklaratë për shtyp, shkruan Reuters.

Beogradi kërkon prej kohësh partnerë për të ndërtuar këtë rrugë, e cila do të lidhë qytetet përgjatë lumit Morava në Serbinë qendrore të cilat kanë popullsi prej rreth 500,000 banorësh. Rruga e re do të lidhë këtë zonë edhe me dy autostradat e tjera kryesore. “Qeveria do të marrë një vendim përfundimtar në ditët e ardhshme në lidhje me zgjedhjen e partnerit strategjik për korridorin e Moravës (autostradës)”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe që ta arrijë sa më parë këtë gjë, duhet të forcojë lidhjet ekonomike me fqinjët e saj, përfshirë republikat e ish-Jugosllavisë. Sipas kushteve të tenderit të 5 gushtit, partnerëve potencialë u kërkohej të kishin një qarkullim vjetor prej të paktën 1 miliard eurosh (1.11 miliardë dollarë amerikanë) ndërmjet periudhës 2016 dhe 2018.

Në vitin 2019, Bechtel-Enka (ENKAI.IS) ndërtoi një autostradë me vlerë 700 milionë euro dhe të gjatë rreth 65.5 kilometra, e cila lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut dhe në 2013 një autostradë nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina në kufi me Shqipërinë.

 

/SEENEWS

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of