Ana Brnabiç, kryeministrja e Serbisë, thotë se borxhi publik arriti në 65.4 për qind të PBB në fund të shtatorit dhe pritet të bjerë në 62 për qind deri në fund të vitit.
Duke folur në një panel diskutimi të organizuar nga Aleanca e Biznesit Nordik, Brnabiç tha se Serbia do të vazhdojë me disiplinën fiskale dhe në këtë moment, suficiti buxhetor është 80 miliardë dinarë, transmeton InSerbia.
“Dje kemi marrë të dhëna të reja statistikore në lidhje me prodhimin industrial, gjë që tregon se në shtator shënoi një rritje prej 7.3 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa në krahasim me mesataren e vitit të kaluar, prodhimi u rrit me 7.9 për qind”, tha kryeministrja Brnabiç
Kryeministrja shtoi se rritja e eksporteve ishte 13 për qind, ndërsa e njëjta shifër qëndron në tregtinë e jashtme, të cilën ajo e vlerësoi si një tregues i krijimit të një ekonomie dinamike dhe më të shëndetshme në Serbi”.