Serbi, qeveria do të japë me koncesion aeroportin për 25 vjet

17/01/2017 12:00 PM 0 komente

Qeveria e Serbisë po merr në konsideratë dhënien me koncesion për 25 vjet të aeroportit ndërkombëtar ‘Nikola Tesla’, gjë e cila do të sillte rreth 350-400 mln euro më shumë të ardhura dhe rritje mesatare çdo vit në 10-11 mln euro.
Kryeministri Aleksandar Vuçiç tha se nuk është marrë ende një vendim, por qeveria është duke punuar për dhënien me koncesion.
“Ne dëshirojmë të marrim një paradhënie për të gjithë kontratën, si dhe një tarifë vjetore koncesioni. Procedura e tenderit do të jetë e hapur. Koncesioni mund të jepet për 25 vjet”, tha Vuçiç.
Bisedimet në lidhje me këtë janë duke u zhvilluar me këshilltarin e koncesionit Lazard Freres.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of